UBT News

Pamela Anderson konfirmon ndarjen me Liam Neeson

Pamela Anderson dhe Liam Neeson u bënë kryefjalë të mediave pas zërave për një lidhje të mundshme gjatë promovimit të filmit “The Naked Gun”.

Fansat u entuziazmuan, ndërsa shumë kritikë e quajtën këtë thashethem një manovër publicitare.

Pamela vendosi të flasë hapur, ajo konfirmoi se mes saj dhe aktorit ka pasur një romancë, por vetëm pasi përfunduan xhirimet.

“Po, unë dhe Liam patëm një lidhje të shkurtër romantike. Kaluan një javë shumë të afërt në veri të Nju Jorkut,” tregoi ajo.

Sipas saj, ata kaluan një periudhë të bukur së bashku, por më pas u ndanë për t’u fokusuar në projekte të tjera.

Pamela hodhi poshtë pretendimet se romanca e tyre ishte një truk marketingu: “Qeshja kur njerëzit thoshin se ishte publike. Ishte e vërtetë. Kishim ndjenja të ndërsjella.”

Ajo theksoi se marrëdhënia e tyre romantike nuk vazhdoi, por mbetet një respekt i madh mes tyre.

“E dua Liamin, por jemi më mirë si miq,” tha Anderson, duke shtuar se ai vazhdon ta mbështesë në fazën e re të karrierës së saj.

Edhe pse jo më çift, Pamela theksoi se ata do të mbeten pjesë e jetës së njëri-tjetrit. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version