UBT News

Palmer takohet me Abdixhikun, diskutohet që ShBA-ja të ketë rol në dialog

Zëvendësndihmës sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matthew Palmer dhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett kanë takuar kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku. Në këtë takim u diskutua për rolin e ShBA-së në dialogun Kosovë-Serbi.

Nëpërmjet një komunikate nga LDK thonë se “Kryetari Abdixhiku e falenderoi Palmer për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe theksoi se ShBA-ja është partneri më i fuqishëm në të gjithë proceset e konsolidimit dhe zhvillimit të shtetit tonë”.

Po ashtu, kryetari Abdixhiku e njoftoi Palmer për qëndrimet e LDK-së karshi situatës aktuale politike në vend si dhe qëndrimet e LDK-së për procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Ndërsa zëvendësndihmës sekretari i SHBA-së, Palmer e falenderoi kryetarin Abdixhiku për konstruktivitetin që LDK-ja ka treguar në formimin e institucioneve. Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimin ekonomik dhe nevojën që ShBA-ja të ketë rol të fuqishëm në dialog.

Exit mobile version