Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të marrin kontrollin e Rripit të Gazës. Kjo është pjesë e planit të presidentit Donald Trump për të vendosur paqen në Lindjen e Mesme, të cilin e bëri publik pas një takimi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, në Shtëpinë e Bardhë.
Lideri Amerikan nuk përjashtoi dhe mundësinë e dërgimit të ushtrisë në enklavën palestineze për të garantuar kontrollin e SHBA-ve.
“SHBA do të marrë kontrollin në Rripin e Gazës dhe ne gjithashtu do të bëjmë ndërtojmë atë. Ne do ta zotërojmë atë tokë dhe do të jemi përgjegjës për çmontimin e të gjitha bombave të rrezikshme të pashpërthyera dhe armëve të tjera në këtë vend, do ta rrafshojmë vendin dhe do të shpëtojmë nga ndërtesat e shkatërruara. Rrafshojeni atë dhe krijoni një zhvillim ekonomik që do të sigurojë një numër të pakufizuar vendesh pune dhe strehimi për njerëzit e zonës”, tha Trump.
Trump propozoi që palestinezët të zhvendosen larg Gazës dhe njoftoi ndërtimin e disa zonave të banimit për ta në Egjipt dhe Jordani.
“Unë gjithashtu besoj shumë se Rripi i Gazës, i cili ka qenë një simbol i vdekjes dhe shkatërrimit për kaq shumë dekada dhe një vend i tmerrshëm për njerëzit kudo pranë tij, dhe veçanërisht ata që jetojnë atje kanë qenë vërtet shumë të pafat. Jetesa në Gaza thjesht nuk ka qenë e mirë dhe nuk duhet të kalojë në një proces rindërtimi dhe okupimi nga të njëjtët njerëz që kanë qëndruar dhe kanë luftuar për të, kanë jetuar atje dhe kanë vdekur. Ata kanë jetuar një jetë të mjerueshme atje.
Në vend të kësaj, ne duhet të shkojmë në vendet e tjera me interes me zemër humanitare, dhe ka shumë prej tyre që duan ta bëjnë këtë dhe të ndërtojnë zona të ndryshme që përfundimisht do të banohen nga 1.8 milionë palestinezët që jetojnë në Gaza”, u shpreh Trump.
Netanyahu thotë se plani i Trump është një ide që “ia vlen t’i kushtohet vëmendje”. Presidenti Amerikan shtoi më tej se arsyeja e vetme që Palestinezët dëshirojnë të shkojnë në Gaza është se nuk kanë alternativë tjetër dhe sinjalizoi një plan rindërtimi që do ta shndërrojë enklavën në Rivierën e Lindjes së Mesme.
“Nuk dëshiroj që të jetë diçka e lezetshme. Nuk dua të tregohem i zgjuar, por Riviera e Lindjes së Mesme, kjo do të ishte diçka tepër madhështore”