Autoriteti Palestinez do të lejojë hetuesit amerikanë të ekzaminojnë plumbin që vrau gazetaren palestinezo-amerikane, Shireen Abu Akleh, njoftoi Prokurori i Përgjithshëm i PA-së, Akram Al Khatib.
Gazetarja e Al Jazeeras u vra ndërsa mbulonte një sulm ushtarak izraelit në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor më 11 maj. Autoriteti Palestinez ka refuzuar t’ia dorëzojë plumbin Izraelit, duke thënë se nuk mund t’u besojnë atyre për shkak se dyshojnë se mund të bëjnë një hetim të paanshëm.
Plumbi do të ekzaminohet në Ambasadën e SHBA-së në Jerusalem, tha Khatib për CNN. Palestinezët kanë marrë “garanci” nga SHBA se plumbi “nuk do t’i dorëzohet Izraelit”, tha ai.
Një hetim mjeko-ligjor i plumbit ka mundësi të zbulojë një përcaktim zyrtar se kush e vrau gazetaren.
Ushtria izraelite thotë se nuk është e qartë se kush e qëlloi atë. Në një hetim paraprak, ushtria tha se ekzistonte mundësia që Abu Akleh të ishte goditur ose nga të shtënat palestineze, ose nga një snajper izraelit i pozicionuar rreth 200 metra larg në një shkëmbim zjarri me persona të armatosur palestinezë – megjithëse Izraeli ka ofruar prova që tregojnë se ka pasur palestinezë të armatosur afër Abu Akleh.
Autoriteti Palestinez thotë se nuk kishte militantë në zonë dhe një ushtar izraelit e shënjestroi qëllimisht gazetaren palestineze./UBTNews/