Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se ka dorëzuar padi për shpifje dhe fyerje ndaj zëvendësministrit të Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishit.
Lekaj në një postim në Facebook tha se Durmishi “në një emision televiziv më quajti mua dhe bashkëpunëtorët e mi gjatë mandatit tim si ministër, si një “grup kriminal””.
Lekaj tha se janë mësuar tani e një kohë të gjatë të vjellin vrerë, me fyerje e shpifje të paskrupullta kundër meje, kudo që kanë pasur mundësi.
“Bile me këto janë krekosur para popullit edhe si guximtar, duke u fshehur prapa imunitetit që ofron ligji kundër fyerjes dhe shpifjes për gjithë ato që fliten në Kuvend dhe në komisione parlamentare nga kushdoqoftë.”
Duke e parë se mosreagimi im po e nxitë edhe më shumë shpifjen dhe fyerjen kundër meje, vendosa që t’i drejtohem gjykatës. Aty duhet të tregojnë fakte për vërtetësinë e deklaratave të tyre. Tani e tutje, ose duhet ta rrudhin gojën ose do t’ju rrudhet xhepi. Zgjedhja është e tyre!”, shkroi Lekaj.