UBT News

Pakistani vazhdon të jetë i rrezikuar nga përmbytjet

Autoritetet në Pakistan kanë paralajmëruar se mund të duhen deri në gjashtë muaj që ujërat e përmbytjeve vdekjeprurëse të tërhiqen nga zonat më të goditura të vendit, ndërsa rritet frika mbi kërcënimin e shkaktuar nga sëmundjet që vijnë nga uji, përfshirë kolerën dhe dengën.

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat rekord të musonit dhe shkrirja e akullnajave në rajonet malore veriore të Pakistanit deri më tani kanë marrë jetën e më shumë se 1,400 njerëzve dhe kanë prekur rreth 33 milionë të tjerë.

Dëmet tani pritet të arrijnë në më shumë se 30 miliardë dollarë – trefishi i një vlerësimi të mëparshëm prej rreth 10 miliardë dollarësh.

Rritja e ujërave nga përmbytjet mbetet gjithashtu një rrezik, veçanërisht në zonat e goditura rëndë përgjatë lumit Indus në provincën Sindh, me parashikimet meteorologjike që tregojnë se reshjet e vazhdueshme pritet të shtrihen deri në shtator./UBTNews/

Exit mobile version