UBT News

Pakistani regjistroi shifrën më të lartë ditore me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë

Pakistani ka regjistruar më shumë se 7 mijë raste të reja me COVID-19 brenda një dite të vetme, shifra më e lartë e regjistruar që nga fillimi i pandemisë, teksa vendi i Azisë Jugore vendosi kufizime të reja për ta parandaluar përhapjen e shpejtë të variantit Omicron.

7 mijë e 678 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit duke e rritur shkallën e pozitivitetit në 12.93% – më e larta në dy vitet e fundit. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 23 raste të vdekjes.

Qeveria autorizoi vaksinat përforcuese për qytetarët mbi 30 vjeç. Për të ndjekur mësimet, fëmijët mbi 12 vjeç duhet të vaksinohen kundër COVID-19.

Rreth 70 milionë njerëz në Pakistan ose 32 për qind e popullsisë kanë marrë dy doza vaksinash në Pakistan. Numri i infeksioneve është më i ulët krahasuar me vendet e tjera, si psh India, por Pakistani teston 50 deri në 60 mijë njerëz brenda një dite me një popullsi prej 220 milionë krahasuar me Indinë ku bëhen rreth 1.9 milionë teste në ditë./UBTNews

Exit mobile version