UBT News

Pakistani nis vaksinimin e personave të moshës 19-vjeç e lart

Pakistani ka nisur vaksinimin e personave të moshës 19-vjeçare dhe lart, në përpjekje për t’i mbrojtur 220 milionë banorët e tij.

Pakistani është përballur me mungesë të vaksinave dhe vaksinim të kufizuar të personave mbi 30-vjeç dhe lart. Por me donacione nga Kina, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe GAVI, tani ka siguruar më shumë se 18 milionë doza të vaksinës dhe po synon të fillojë vaksinimin e popullsisë.

“Kemi vendosur të fillojmë me regjistrimin e personave të moshës mbi 19-vjeç e lart për vaksinim. Regjistrimi fillon nga e enjta”, deklaroi Asad Umar, ministri i ngarkuar me mbikëqyrjen e operacioneve antiCOVID.

“Regjistrimi do të jetë i hapur për të gjithë popullsinë kombëtare”, tha Umar.

Në Pakistan janë raportuar më shumë se 900 mijë raste pozitive me COVID-19 dhe 20 mijë e 465 raste të vdekjes. Sot autoritetet regjistruan 2 mijë e 724 raste të reja dhe 65 raste të vdekjes.

Pakistani ka administruar 5.3 milionë doza të vaksinës me furnizime nga tri kompani kineze, Sinopharm, Sinovac dhe CanSinbio – dhe Oxford-AstraZeneca./UBTNews

Exit mobile version