Autoriteti Rregullator i Medias Elektronike të Pakistanit (PEMRA) ka ndaluar transmetimet mediatike të Imran Khan.
Ndalimi hyri në fuqi të hënën, dhe rregullatori akuzoi ish-kryeministrin për “përhapje të gjuhës së urrejtjes”.
Ky vendim erdhi pas një fjalimi provokues të tij në qytetin e Lahore-s gjatë fushatës së tij për zgjedhjet e parakohshme.
Gjatë mëngjesit të së hënës, autoritetet policore tentuan ta arrestojnë Khanin në rezidencën e tij në Lahore./UBTNews/