Qeveria e Pakistanit ka njoftuar planet për të ndaluar partinë Terheek-e-Insaf të kryeministrit të burgosur, Imran Khan.
Njoftimi erdhi nga ministri i Informacionit, Attaullah Tarar, disa ditë pasi Gjykata Supreme, i dha një fitore të madhe ligjore PTI-së duke e shpallur atë të pranueshme për një pjesë të vendeve të rezervuara në asambletë kombëtare dhe provinciale.
“Qeveria ka marrë vendim për të ndaluar PTI-në pasi ka shqyrtuar të gjitha provat në dispozicion. Ne do të marrim masa për të ndaluar partinë”, tha ai, duke përmendur akuzat, sikurse nxitja e protestave të dhunshme gjatë vitit të kaluar dhe rrjedhja e informacionit të klasifikuar.
Sipas tij, qeveria do të ngre akuza për tradhti ndaj Khanit dhe dy liderëve të tjerë partiakë./UBTNews/