Pakistani ka bllokuar rrjete sociale të premten. Platformat që u bllokuan janë Facebook, Twitter, WhatsApp, YouTube dhe Telegram.
Ministria e Brendshme urdhëroi Autoritetin e Telekomunikacionit të Pakistanit (PTA) për të bllokuar platformat, deri në orën 15:00 pasdite.
Bllokimi i rrjeteve sociale vjen pas protestave të dhunshme që u bënë këtë javë pas arrestimit të Saad Rizvi, udhëheqësit të Tehreek-e-Labbaik Pakistan (TLP), një parti fetare e ekstremit të djathtë./UBTNews