Një person është vrarë me gurë në një fshat në Pakistan pasi dyshohet se kishte përdhosur Kuranin, njoftoi policia të dielën.
Kujdestari i xhamisë së fshatit i tha policisë se ka parë tym brenda xhamisë, që është ngjitur me shtëpinë e tij, dhe nxitoi për të hetuar rastin. Ai gjeti një kopje të Kuranit – librit të shenjtë të besimit Islam të djegur dhe e pa një burrë teksa përpiqej ta digjte një tjetër. Njerëzit në ato çaste kishin filluar të mbërrinin për lutjet e mbrëmjes, kurse kujdestari i xhamisë i kërkoi atij të ndalonte djegien e kopjes tjetër.
Dëshmitarët thanë se një ekip policie më pas arriti në fshat dhe filloi ta arrestonte burrin. Pastaj turma filloi të gjuante me gurë burrin dhe zyrtarët policorë. Më pas turma vari trupin e tij në një pemë. Videot që po qarkullojnë në rrjete sociale shfaqin një turmë njerëzish të mbledhur atje.
Tre zyrtarë policorë u plagosën gjatë sulmit, kurse trupi i tij u dërgua për autopsi./UBTNews