Një sulm me armë u krye ndaj një treni brenda të cilit ndodheshin rreth 500 persona në rajonin Balochistan, në jugperëndim të Pakistanit.
Sipas lajmit të gazetës “Dawn”, zëdhënësi i qeverisë së Balochistanit, Shahid Rind, konfirmoi sulmin ndaj trenit.
Rind bëri të ditur se forcat e sigurisë u dërguan në rajon dhe se po bëhen përpjekje për të përcaktuar përmasën e ngjarjes dhe nëse është apo jo një sulm terrorist.
Kontrolluesi i hekurudhave, Muhammad Kashif, gjithashtu njoftoi se treni u ndalua nga persona të armatosur në tunelin numër 8 në Quetta.
Kashif vuri në dukje se po bëheshin përpjekje për të arritur tek rreth 500 pasagjerët dhe personeli në tren.
Ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, dr. Waseem Baig, ndau informacionin se një gjendje emergjence u shpall në spitalin “Sibi” në rajon dhe se ambulancat u drejtuan në vendngjarje.
Në anën tjetër u theksua se zona ku u ndal treni është një zonë malore, që e cila ka lehtësuar që sulmuesit të fshihen dhe planifikojnë sulmin e tyre.
Ende nuk është bërë e ditur nëse ka pasur të vdekur, të plagosur apo pengje në sulm.