Të paktën 22 pasagjerë kanë humbur jetën sot në pjesën pakistaneze të Kashmirit pasi një autobus rrëshqiti nga një rrugë malore dhe ra në një përroskë të thellë, tha policia.
Aksidenti ndodhi në rrethin Pulandri, në rajonin Himalayan të Kashmirit, tha zyrtari i lartë i policisë Fajaz Abasi, raporton AP.
Abasi tha se disa pasagjerë të lënduar nga aksidenti janë transportuar në spitalin e afërt.
Nuk dihet se çfarë e shkaktoi aksidentin, ndërsa policia frikësohet, siç thuhet, se numri i pasagjerëve të vdekur mund të rritet, pasi disa nga pasagjerët e lënduar janë në gjendje kritike.
Aksidentet e trafikut janë të zakonshme në Kashmirin malor dhe Pakistan, dhe shpesh i atribuohen automjeteve dhe rrugëve të mirëmbajtura keq, si dhe shpërfilljes së rregullave të trafikut.