Të paktën 52 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një sulm vetëvrasës me bombë në Pakistan, kanë thënë zyrtarët, raporton Skynews.
Sipas administratorit qeveritar, Atta Ullah, shpërthimi ndodhi pranë një xhamie në Mastung, një distrikt në provincën e Baluchistanit.
Të plagosurit janë dërguar në spitalet e afërta dhe disa janë në gjendje kritike për jetë.
Një oficer i lartë i policisë, Mohammad Nawaz, ishte në mesin e të vdekurve, tha Ullah.
Në atë kohë, njerëzit festonin ditëlindjen e Profetit Muhamed.