Bashkimi Evropian do ta lansojë paketën e gjashtë të sanksioneve ndaj Rusisë brenda ditësh, sipas Ministrit të Jashtëm të Austrisë. Alexander Schallenberg beson se ky hap është i domosdoshëm, sepse sipas tij, “Rusia po na vëzhgon”.
Jean Asselborn, Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, nuk dha detaje se kur do të lansohet paketa e sanksioneve, ndërsa tha se zyrtarëve evropianë iu duhet më shumë kohë për të arritur marrëveshjen e cila do të funksiononte për të gjithë. Por shtoi: “Nuk ka justifikim për të mos e finalizuar paketën”.
Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë kanë vendosur një sërë sanksionesh ekonomike dhe diplomatike ndaj Moskës./UBTNews/