UBT News

Pakësohet numri i shpendëve në botë, ‘gjithnjë e më shpejt’ drejt zhdukjes

Pothuajse gjysma e të gjitha llojeve të shpendëve janë në rënie globalisht dhe një në tetë kërcënohen me zhdukje, sipas një raporti të ri që paralajmëron se veprimet njerëzore po çojnë më shumë specie drejt fundit dhe se natyra është “në telashe”.

Raporti katërvjeçar i State of the World’s Birds vjen ndërsa Kombet e Bashkuara po drejtojnë një proces ndërkombëtar për të mbrojtur natyrën.

“Një në tetë specie zogjsh kërcënohet me zhdukje dhe statusi i zogjve në botë po vazhdon të përkeqësohet: speciet po ecin gjithnjë e më shpejt drejt zhdukjes”, thuhet në raportin e BirdLife International.

Duke përdorur të dhëna nga Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN), raporti tha se 49 për qind e specieve të shpendëve në mbarë botën janë në rënie.

Rreth 13 për qind konsiderohen të kërcënuar.

Kërcënimet kryesore përfshijnë rritjen e bujqësisë së paqëndrueshme, prerjet e drurëve, speciet pushtuese, mbishfrytëzimin dhe ndryshimet klimatike.

“Bota natyrore është në telashe. Veprimet njerëzore po i çojnë speciet me shpejtësi drejt zhdukjes, duke minuar funksionet dhe shërbimet e ekosistemit që janë jetike për mbijetesën tonë”, thuhet në raport.

BirdLife International tha se tani ka 2.9 miliardë zogj më pak në Amerikën e Veriut sesa në vitin 1970, një rënie e vlerësuar prej 29 përqind./UBTNews/

Exit mobile version