UBT News

Pak stres nuk bën keq, shërben si faktor nxitës

Edhe pse mund të tingëllojë disi e çuditshme, stresi nëse shfrytëzohet në mënyrë efikase atëherë mund të shndërrohet në motivuesin tonë më të fuqishëm.

Jo çdo lloj stresi është i keq për ju! Ka disa lloje stresi dhe disa prej tyre janë faktorë thelbësorë që sipas disa psikologëve janë pikërisht ata që na shërbejnë për të dhënë më të mirën tonë të mundshme.

Stresi shërben si faktor nxitës. Nëse ne nuk do të kishim fare stres, atëherë ne nuk do të ishim fare produktivë dhe të motivuar për t’i përfunduar gjërat në mënyrën e tyre më të mirë të mundshme.

Mos e nënvlerësoni stresin kronik.

Njihni limitet tuaja. Për ta përballuar sa më mirë stresin duhet të dini limitet tuaja dhe të thoni “jo”.

Merrni në dorë kontrollin e jetës suaj. Në fakt, e vetmja gjë mbi të cilën ne kemi kontroll të drejtpërdrejtë është vetja jona dhe veprimet tona.

Jepini zgjidhje situatave stresuese. Në vend që të mundoheni t’i anashkaloni ato, mundohuni që t’i jepni sa parë të jetë e mundur një zgjidhje.

Gjeni dhe shmangni shkaqet e stresit.

Exit mobile version