Grindjet familjare janë nga më të ndryshmet, por së fundmi raportohet se një grua ka mbajtur inat me familjen edhe pasi ka ndërruar jetë.
Siç është raportuar nga The Daily Star, Maria Paz Fuentes Fernandez, një grua nga Spanja, është bërë virale pas vdekjes së saj më 2 qershor, pasi ajo përdori nekrologjinë për të ndaluar të afërmit e saj që të merrnin pjesë në varrimin e saj.
Botuar në gazetën El Progreso në Lugo, Galicia, nekrologjia lexonte: “Që kur familja ime nuk është më gjaku im, unë deklaroj në testamentin tim të fundit që vetëm njerëzit e përmendur më poshtë mund të marrin pjesë në varrimin tim”.
Maria, mosha e së cilës nuk është dihet vazhdoi duke renditur 15 emra të njerëzve që ishin ftuar në funeralin e saj.
Ajo shtoi: “Për të gjithë të tjerët që nuk u kujdesën kurrë gjatë jetës sime, unë dua që ju të vazhdoni të jetoni larg meje, ashtu si ishit më parë”.
Shumë njerëz kanë komentuar nekrologjinë në internet në Twitter, me disa që e quajnë gruan “trime” për të qenë kaq e sinqertë në momentet e saj të fundit. Por kishte edhe prej atyre që menduan se nekrologjia ishte një “turp”.
Burimi: KlanKosova