UBT News

Pak muaj para fillimit të Lojërave Olimpike, Japonia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Japanese Prime Minister Yoshihide Suga, right, attends the government task force meeting for the COVID-19 measures at the prime minister's official residence in Tokyo Friday, May 28, 2021. Japan extended a coronavirus state of emergency in Tokyo and other areas for 20 more days on Friday, with infections not yet slowing to levels that would allow it to safely host the Olympics, which open in just over 50 days. (Yoshitaka Sugawara/Kyodo News via AP)

Kryeministri japonez, Yoshihide Suga njoftoi të premten se Japonia do të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme për nëntë prefektura deri më 20 qershor, pak muaj para fillimit të Lojërave Olimpike.

Suga tha se pavarësisht rënies së shkallës së infeksionit në Osaka dhe Tokyo, rastet vazhdojnë të jenë në nivele të larta dhe spitalet në Osaka janë të mbingarkuara.

“Infeksioni është në rënie këtë ditë, por sidoqoftë situata është ende e paparashikueshme. Duke e marrë parasysh situatën, kam vendosur ta zgjasë masën e gjendjes së jashtëzakonshme”, deklaroi ai.

Pak para njoftimit të kryeministrit, kryetarja e Lojërave Tokyo 2020, Seiko Hashimoto, tha se ajo priste që kjo të ndodhte dhe shtoi se zyrtarët olimpikë nuk do të merrnin ndonjë vendim për spektatorët derisa të hiqej gjendja e jashtëzakonshme./UBTNews

Exit mobile version