UBT News

Pahor një nga emrat e mundshëm për ta zëvendësuar Lajçakun

Ka mbetur edhe pak kohë nga përfundimi i mandateve të diplomatëve të Bashkimit Evropian të caktuar nëpër shtete dhe pozita të tjera diplomatike.

Me këtë rast, BE do të zëvendësojë edhe diplomatë të caktuar në Kosovë. Por ajo që zgjon interesin më të madh, është pozita e zëvendësuesit të deri tash, emisarit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Njëri ndër emrat e përmendur për këtë pozitë është ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor.

Politologu Albinot Maloku konsideron se në këtë post duhet të vihet dikush nga ndonjë vend më i fuqishëm i BE-së.

“Në këtë rrafsh rekomandimi, lobimi që zotëri Pahor njëri ndër politikanët më aktiv në Slloveni të jetë si zëvendësues për mendimin tim kjo është vetëm një vullnet i shetit mirëpo në rrethanat në të cilat ndodhet dialogu dhe konstilacionet e forcave konsideroj që të duhej të ishte dikush nga vendet më me peshë në Bashkimin Evropian”, deklaroi Maloku.

E në rast të konfirmimit të Pahorit në këtë pozitë, sa do të mund jetë kjo kthesë serioze në arritjen e një marrëveshje përundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?

“Zotëri Pahor si potencialisht lehtësuses i këtij procesi me kreativitetin e tij politik, do mund të i jap ndonjë shtyetje mirëpo insistoj të mendoj se për rrethanat të cilat ndodhet dialogu dhe të cilat ndodhën raportet mes Kosovës dhe Serbisë, do duhej të ishte ndonjë nga shtetet më me peshë për brenda Bashkimit Evropian, në mënyrë që të i jap dhe sinergjinë shtesë këtij dialogu dhe përafrimit të palëve në jetësimin e marrëveshjes që ka ndodhur prej vitit 2011 deri më tani”, shtoi ai.

Mandati dyvjeçar si emisar në dialogun Kosovë-Serbi i Miroslav Lajcakut do të përfundojë në fund të gushtit të këtij viti./UBTNews/

Realizoi: Dea Berisha

Exit mobile version