Paga mesatare në sektorin privat në vend është 419 euro, kurse në sektorin publik me koeficinetin e ri të propozuar nga qeveria në 105 euro, paga mesatare pritet të jetë 730 euro ose 75 për qind më e lartë se në sektorin privat.
Këtë dallim në paga e konfirmoi sot edhe ministri i Financave, Hekuran Murati gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet.
Dallimi mes pagave mesatare në sektorin publik dhe privat deri me tani ishte 45 për qind.
Sipas raportit të fundit të ASK-së, paga mesatare deri para hyrjes në fuqi të Ligjit të pagave për sektorin publik ka qenë 612 euro, ndërsa tash me vlerën e koeficientit të ri arrin 730 euro ose 20 për qind më shumë.
Ndërsa, paga mesatare bruto në sektorin e ndërmarrjeve publike në vitin 2012 ishte 561 Euro, derisa në vitin 2021 ishte 768 euro.