UBT News

“Padia e ngritur ndaj Izraelit për gjenocid është mizore dhe absurde”

Presidenti izraelit, Isaac Herzog vlerëson “nuk ka asgjë më mizore dhe më të pahijshme” se padia e ngritur në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) ndaj Izraelit, duke e akuzuar për veprime gjenocidale kundër palestinezëve në luftën e Gazës.

Gjatë një bisede me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, Herzog kritikoi Afrikën e Jugut për ngritjen e padisë. Seanca do të nisë të enjten. Presidenti izraelit falënderoi Uashingtonin për mbështetjen e tij ndaj Izraelit.

Afrika e Jugut ngriti padinë kundër Izraelit në muajin dhjetor, duke thënë se përmasat e vdekjes, shkatërrimit dhe shtrirja e krizës humanitare në Gaza përmbushin pragun e Konventës së Gjenocidit të vitit 1948 sipas ligjit ndërkombëtar./UBTNews/

Exit mobile version