Anëtarja e kryesisë së VV-së, Fitore Pacolli ka thënë se exit poll-et e publikuara nga mediet janë joserioze, duke shtuar se rezultatet finale do të shfaqin VV-në se është partia e parë.
“Kundërthënie e exit poll-eve janë jo serioze, po bëhet propagandë ndaj VV-së, rezultatet finale që pritet shumë shpejt do të dëshmojnë që në garë ka qenë VV-ja kundër krejt, dhe do të dalë më e fuqishmja”, deklaroi ajo.
Zyrtarja e LVV-së thotë se partia e saj do t’i marrë komunat më të mëdha.
“Kudo që do të jemi në balotazh do të fitojmë. Ne bëmë më së paku fushatë dhe dolëm të parët. Ne shpenzuam më së paku para dhe kemi mbështetjen më të madhe. Populli i Kosovës nuk dorëzohet ndaj atyre që kanë më së shumti. Ne bëmë më së paku fushatë dhe dolëm të parët. Ne shpenzuam më së paku para dhe morëm përkrahjen më të madhe”, ka thënë tutje Pacolli.
Ajo përjashton shkuarjen në balotazh në Prishtinë.