Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale.
Pacolli tha se Kosova është ndër figurat më të larta të luftës sonë të drejtë.
“Sot, vendi ynë po përballet me betejën e fundit për të mbrojtur luftën tonë të drejtë për liri, pavarësi dhe dinjitet njerëzor. Presidenti i Kosoves Hashim Thaçi, e ka udhëhequr Kosovën përmes luftës së saj për pavarësi dhe liri. Ai mbetet ndër figurat më të larta të luftës sonë të drejtë. Unë besoj në pafajësinë e tij dhe do të mbetem përgjithmonë mbështetës i betejës së tij për të mbrojtur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën e saj”, shkroi Thaçi në Facebook./UBTNews