Pacolli para se të dorëzonte padinë në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka thënë se po ngrit padi për shpifje dhe fyerje ndaj saj.
“Jam këtu që të dorëzoj një padi kryetarit të komunës, Përparim Rama, kryetarit të Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku dhe kundër nënkryetares së Lidhjes Demokratike, Duarca Kica-Xhelili në lidhje me rastin e rrugës “A” dhe me vendimin e Gjykatës Komerciale, ku ata shfrytëzojnë vendimin e Gjykatës Komercial, shpifin, fyen dhe denigrojnë personalitetin tim duke më akuzuar për diçka që nuk është as nuk kanë fakte për të, kështu që sot do të padis këta tre persona për shpifje dhe fyerjen që kanë bërë ndaj meje, sepse me statuset e tyre publike, kanë nxitur opinionin publik kundër meje, kanë nxitur qytetarët e Prishtinës që të reagojnë në lidhje me rrugën “A” dhe të reagojnë kundër meje pa pasur asnjë fakt dhe në mënyrë shumë të padrejtë, kështu që unë pres nga gjykata të marrë vendim dhe të trajtojë lëndën time me kujdes”, tha ajo.
E pyetur se si e ka pritur akuzën e kryetarit Rama drejte motrës së saj, ajo u shpreh se “edhe pse jemi motra biologjike, të dyja bëjnë punën tonë”.
“Tani motra ime ka punën e vet, unë kam punën time, të dyja bëjmë punën tonë profesionale, pavarësisht nga ajo që jemi motra biologjike, kështu që ata e kanë shfrytëzuar rastin për të përfituar politikisht dhe kanë akuzuar pa bazë dhe padrejtësisht mua veç që jam motra e gjyqtares, Vlora Pacolli”, u shpreh ajo.
Ajo shtoi se Vlora Pacolli motra e saj nuk mundet të merr vendime vet sepse rastet caktohen sipas rregullave dhe jo veç e veç.
“Ajo e ka pasur rastin e rrugës “A”, është gjyqtare në Gjykatën Komerciale dhe rastet ju e dini se si ndahen në Gjykatën Komerciale, pra nuk iu jepen personave veç e veç, por caktohen në bazë të rregullave që janë në gjykatë… Ne presim, mund t’ia dorëzoj gjykatës këtë dhe presim që gjykata të marrë vendim”, përfundoi ajo.
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se kjo është një çmenduri që të lë pa fjalë.
“Sot, një gjykatëse vendosi ta ndalojë atë. Ta ndalojë punën e ndërtimit të rrugës ‘Jim Xhema’ në gjysmë të saj. Gjykatësja, del të jetë motra e deputetes në pushtet.” – ka shkruar Abdixhiku, duke aluduar në motrën e deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli. Këta janë përplot mllef e urrejtje; dhe fatkeqësisht urrejnë qytetarët e vet. Punë s’bëjnë vet por punën e tjetrit se durojnë dot. Prishtina dhe qytetarët e kryeqytetit, le ta shohin këtë çmenduri. Fillimisht me bllokim buxheti deri në gusht; tani me bllokim projekti me familjarë. Punë e palodhshme, në kohë rekord e në afat. Dhjetëra mijëra banorë pa kolektor e në kundërmim, një kryeqytet pa projektin më të madh kapital. Nuk do t’i lejojmë. Rrua e Re dhe rruga A nuk ndalen. Prishtina dhe Kosova do të bëhen”, kishte shkruar kohë me parë kreu i LDK-së.