Behgjet Pacolli i tronditur nga ngjarja e tmerrshme në Ferizaj, ka ofruar shpërblim për këdo që jep informacion të besuar për policinë e Kosovës për arrestimin e Dardan Krivaqës. Ky i fundit po kërkohet tash e dy ditë nga policia e Kosovës si i dyshuari kryesor për vrasjen e Marigonës 18 vjeçare.
“Unë ofroj shpërblim për këdo që i jep informacion të vlefshëm Policisë së Kosovës që çon në arrestimin e vrasësit të Marigonës”.
“Si baba i tre vajzave, ndihem i trishtuar për këtë ngjarje të rëndë!”, shkruan Pacolli./UBTNEWS