UBT News

Pacolli e Haradinaj i urojnë shërim të shpejtë Kurtit

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli dhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, i kanë uruar shërim të shpejtë ish-kryeministrit, Albin Kurti, i cili njoftoi sot se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Pacolli në Facebook shkroi se COVID-19 është lufta jonë e përbashkët, teksa i uroi shërim të shpejtë Kurtit.

“Covid 19 është lufta jonë që së bashku duhet ta fitojmë. Kryetarit të VV, Albin Kurti i uroj shërim të shpejtë, ndërsa të gjithë qytetarëve u bëj apel që të kenë kujdes dhe të respektohen masat. Mbajeni maskën, distancën dhe higjienën”, shkroi Pacolli në Facebook.

Kurse Haradinaj publikoi një fotografi me të dhe e shoqëroi me mbishkrimin “Shërim të shpejtë Albin”./UBTNews

Exit mobile version