UBT News

Pacolli: Drejtësia do të triumfojë pavarësisht përpjekjeve për dëmtimin e Kosovës

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës ndaj liderit të PDK-së, Kadri Veseli.

Pacolli deklaroi se lufta e popullit të Kosovës për liri, nën ombrellën e UÇK është e shenjtë dhe e lavdishme.

“Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli si njëri ndër bartësit e saj, dinjitetshëm do të dalë nga ky proces i pakuptueshëm për ne. Agresori ka qenë shteti serb që ka kryer krime ndaj civilëve. Drejtësia do të triumfoj pa marrë parasysh përpjekjet për dëmtimin e shtetit të Kosovës. Unë sot, solidarizohem me Kadriun dhe luftëtarët e UÇK-së tonë”, shkroi ai në Facebook./UBTNews

Exit mobile version