UBT News

“Pacientëve të shtrirë në QKUK nuk po u mundësohet votimi”

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka shprehur shqetësimin se pacientëve të shtrirë në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), nuk po u mundësohet të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e sotme parlamentare në Kosovë.

SHSKUK, sipas kërkesës së KQZ, ka dorëzuar me kohë në KQZ të gjitha listat me pacientët e shtrirë në klinika dhe spitale, duke paralajmëruar KQZ-në se shumë nga pacientët do të lirohen deri në ditën e zgjedhjeve dhe do hospitalizohen pacientë të tjerë.

“SHSKUK kërkon nga KQZ që të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të mundësuar votimin e pacientëve të shtrirë në klinika dhe spitalet e përgjithshme, po ashtu ta mundësojë edhe votimin e stafit shëndetësor që sot janë në vendet e tyre të punës”, thuhet në një komunikatë për media./UBTNews

Exit mobile version