Oxfam njoftoi se Izraeli po ua pamundëson agjencive humanitare të arrijnë deri te civilët e bllokuar dhe të uritur në Gaza, duke rritur rrezikun e krizës së urisë.
Sipas Oxfam, grupet humanitare po përballen me pengesa për të mbledhur ndihmat e dorëzuara përmes Karem Abu Salem, i vetmi vendkalim që mbetet i hapur, për shkak të “vonesave të gjata dhe kushteve jashtëzakonisht të rrezikshme” në pikëkalimin kufitar.
“Kur uria merr shumë jetë të tjera, askush nuk do të jetë në gjendje të mohojë ndikimin e tmerrshëm të pengimit të qëllimshëm, të paligjshëm dhe mizor të ndihmës nga Izraeli”, tha drejtoresha e Oxfam për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Sally Abi Khalil.
“Deri në kohën kur të shpallet zija e bukës, do të jetë tepër vonë”, shtoi ajo./UBTNews/