UBT News

OVL-UÇK paralajmëron protestë gjatë seancës për pagën minimale

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka ndryshuar qëndrime lidhur me protestat. Derisa paralajmëronte protesta duke mos lejuar mbajtjen e asnjë seance pa u zgjedhur çështja e veteranëve, ata kanë paralajmëruar protestë vetëm në rast se nuk ndryshohet ligji për pagën minimale në lexim të dytë.

OVL-UÇK në një konferencë për media ka paralajmëruar protesta në ditën kur në rend ditë do të jetë në lexim të dytë ligji për pagën minimale.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës se Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku tha se nuk pranojnë diskriminim dhe as politizim të çështjes se veteranëve. Ai tha tani meqenëse ligji për pagën minimale ka kaluar në lexim të parë dhe është në proces të amdanemtimit, duhet të ketë debat publik me akterët.

Klinaku i bëri thirrje Prokurorisë që të përshpejtohet procedura e verifikimit të listave të veteranëve.

Exit mobile version