Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë mbajtur një takim për përgatitjet e fundit të protestës që do të mbahet më 13 dhjetor në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup.
Protesta do të fillojë në ora 13:00, ndërsa OVL-UÇK i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që t’i bashkohen aktivitetit.
“Sot, në takimin me kryetarët e degëve, u diskutua lidhur me përgatitjet e fundit për protestën e 13 dhjetorit. Ftojmë të gjithë shqiptarët të bashkohen me ne në këtë protestë,” thuhet në njoftimin zyrtar të organizatës.
