UBT News

Otava shpall gjendje të jashtëzakonshme

Kryetari i kryeqytetit të Kanadasë, Otavës, Jim Watson shpalli gjendje të jashtëzakonshme pas një jave të protestave të shoferëve të kamionëve, kundër kufizimeve për luftim të pandemisë.  

“[Kjo] pasqyron rrezikun dhe kërcënimin serioz për sigurinë e banorëve në protestat e vazhdueshme dhe thekson nevojën për mbështetje nga juridiksione dhe nivele të tjera të qeverisjes”, tha Watson në një deklaratë për media të dielën.

Watson ka thënë se qyteti është “plotësisht jashtë kontrollit” dhe se numri i protestuesve është më i madh sesa i zyrtarëve policorë. Ai nuk dha detaje se çfarë masash mund të vendosin.

Protestuesit, të cilët mbërritën për herë të parë në kryeqytet më 29 janar, kanë parkuar kamionët e tyre në rrugët e qytetit dhe kanë vendosur tenda dhe kasolle të përkohshme, duke paralizuar kryeqytetin./UBTNews

Exit mobile version