UBT News

Zemaj: Vendimet e reja do të jenë në përputhje me situatën

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, theksoi se vendimet e reja antiCOVID-19 do të jenë në përputhje me situatën, luftimin e virusit dhe ngushtimin maksimal të hapësirës për virusin.

Kështu deklaroi ai pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ku u diskutua për situatën me pandeminë, sfidat dhe përkushtimin institucional për luftimin e virusit COVID-19.

“Disiplina e qytetarëve, respektimi i masave, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe të pushtetit qendror e lokal, përkushtimi i tri niveleve të përkujdesjes shëndetësore dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtar, janë çelësi i fitores ndaj virusit”, shkroi Zemaj në Facebook.

Ndërkaq Osmani ka thënë se është i domosdoshëm koordinimi me Ministrinë e Shëndetësisë në kohën e emergjencës shëndetësore, duke rritur kujdesin dhe respektuar maksimalisht masat mbrojtëse ndaj Covid-19./UBTNews

Exit mobile version