Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, u deklarua pasi ka marrë edhe zyrtarisht detyrën e u.d. të presidentes së vendit pas dorëheqjes së Hashim Thaçit. Ajo deklaroi se vendi po kalon në ditë të vështira, por duhet unitet popullor.
“Vendi ynë po kalon ditë të vështira. Qytetarët e Kosovës duhet të dëshmojnë unitet e besnikëri ndaj projektit tonë të përbashkët, republikës sonë. Vendi ynë kaluar sfida të shumta gjatë historisë, përfshirë edhe luftën e fundit prandaj duhet të ushtrojmë me maturi përgjegjësitë institucionale e të forcojmë qëndrueshmërinë e shtetit, që bëhet i fortë edhe kur përballet me sfida duke i tejkaluar dinjitetshëm”, ka thënë ajo.
Osmani theksoi se kjo kohë kërkon unifikim dhe solidaritet./UBTNews