Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim përfaqësuesin e Nismës së Kosovës, Endrit Shala, në vazhdën e takimeve me partitë politike për të diskutuar për datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Osmani të martën ka takuar edhe përfaqësuesit e partive nga VV, LDK, PDK e AAK. Të gjitha partitë janë shprehur të gatshme për zgjedhje, ndërsa fundi i janarit ka qenë një nga opsionet për organizmin e zgjedhjeve.