Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), në ditën e tyre të pavarësisë, duke uruar që partneriteti mes dy vendeve të vazhdojë të jetë i palëkundur.
Osmani në një cicërimë në Twitter ka thënë se amërikanët dhe shqiptarët kanë vlera dhe ideale të përbashkëta.
“Gëzuar 4 korrikun për Biden dhe miqtë dhe aleatët tanë amerikanë! Sot, ne bashkohemi me ju për të festuar kombin tuaj të madh dhe idealet dhe vlerat për të cilat rreh zemra e çdo amerikani dhe çdo kosovari. Le të vazhdojë të forcohet partneriteti ynë i palëkundur!”, ka shkruar ajo.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë. 4 korriku shënon 247-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Deklarata e Pavarësisë është një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.
Dita e Pavarësisë në SHBA festohet me parada madhështore, festime familjare dhe mbyllet me hedhjen e fishekzjarrëve.