UBT News

​Osmani udhëtoi për vizitë pune në Singapor

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Singapor, ku do të takohet me përfaqësues të lartë shtetërorë. Ajo me këtë rast do të pritet në takime nga homologu i saj, Tharman Shanmugartnam dhe kryeministri Lee Hsien Loong.

Në kuadër të kësaj vizite, Osmani do të merr pjesë në Forumin Ekomomik të Bloombergut në Singapor, ku do të jetë ndër folëset kryesore në këtë forum.

Forumi Ekonomik i Bloomberg-ut është ndër forumet më të mëdha dhe më të rëndësishme ekonomike në botë, i cili mbledhë CEO nga kompanitë më të suksesshme botërore dhe liderë politik, për të diskutuar tejkalimin e sfidave globale në fushën e ekonomisë dhe krijimin e partneriteteve te reja.

Osmani bashkë më bizneset kosovare prezente në Bloomberg, do të jenë pjesë e një tryeze të rrumbullakët për tregtinë, investimet dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Singaporit.

Në këtë tryezë, ajo do të flasë për potencialin ekonomik të Kosovës dhe së bashku me bizneset kosovare do t’i përgjigjen interesimit të bizneseve të Singaporit.

Ndër të tjera, Osmani është ftuar të merr pjesë edhe në ceremoninë e Earthshot Prize, që mbahet nën përkujdesjen e Princit William të Wales-it, ceremoni kjo që i dedikohet Agjendës së Gjelbër.

Exit mobile version