Presidentja Vjosa Osmani, sot ka deklaruar se trimëria dhe vendosmëria e palëkundur e ushtarëve të FSK-së për të shpëtuar jetë nga rrënojat e tërmeteve shkatërruese në Turqi, ngjall shpresë në tragjedinë që ka shkaktuar trishtim në çdo cep të botës.
Ajo ka falënderuar FSK-në që në këtë trishtim po jep shkëndija shprese.
“Heroizmi i treguar nga Forca jonë e Sigurisë na kujton dhembshurinë dhe solidaritetin e popullit tonë për të qëndruar krah për krah me miqtë tanë në kohë sfiduese. Faleminderit FSK që në tërë këtë dhimbje e trishtim, na jepni shkëndija shprese. Jemi krenar me ju!”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Ndryshe, si pasojë e tërmetit të 6 shkurtit, në Turqi dhe Siri kanë vdekur mbi 41 mijë persona.