Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zbardhur detaje të diskutimit të mërkurën me liderët politikë lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta në vend. Osmani bëri të ditur se brenda disa ditësh do të shpallë datën e përfundimit të mandatit të aktualeve, në përputhje me ligjin.
Gjatë takimit, Osmani përmendi se ligji përcakton katër datat e mundshme për zhvillimin e zgjedhjeve: mes 26 janarit dhe 16 shkurtit. Ajo theksoi se partitë politike kishin preferenca të ndryshme rreth këtyre datave, ndërsa ajo do të merrte parasysh këto qëndrime për të vendosur datën përfundimtare.
Në lidhje me mungesën e kryeministrit dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Osmani nuk ofroi detaje rreth arsyeve të mungesës së tij në takim. Ajo bëri të qartë se takimi ishte i organizuar për kryetarët e partive politike dhe se nuk ka pasur qëllim të shkeljes së këtij parimi duke lejuar pjesëmarrjen e një zëvendësuesi si Glauk Konjufca.
Osmani gjithashtu shtoi se caktimi i datës së zgjedhjeve të rregullta nuk e përjashton mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme nëse situata politike e kërkon. Megjithatë, ajo theksoi se për këtë duhet të kishte konsensus dhe disponibilitet nga të gjitha partitë politike në vend./UBTNews/