Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ia ka prezantuar planin e ri të rritjes për Ballkanin Evropian.
Osmani planin e quajti “hap të rëndësishëm drejt integrimit tonë në tregun e përbashkët evropian”.
“Takimi i sotëm u fokusua në rritjen e Ballkanit Perëndimor dhe krahas kësaj e i formova për zhvillimet e fundit në vend. Plani gjithëpërfshirës shënon një hap drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Në takim shpreha mirënjohje ndaj KE-së si mekanizma që i dhanë epilog liberalizimit të vizave, ku qytetarët nga 1 janari do të lëvizin lirshëm në zonën Shengen. Ngjashëm Kosova vazhdon të jetë kampione në procesin e zgjedhjeve dhe Kosova është gati në procesin e integrimit në BE. Si dëshmi institucionet e Kosovës dorëzuan aplikimin për anëtarësim në dhjetor të vitit të kaluar”, deklaroi ajo.