UBT News

Osmani takon Zelenskyn: Askush nuk e kupton dhimbjen e Ukrainës më mirë se Kosova

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot në Moldavi presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyn, të cilit i ka shprehur solidaritetin e plotë të Kosovës.

Osmani ka potencuar se askush nuk e kupton dhimbjen, luftën dhe qëndrueshmërinë e Ukrainës më mirë se populli i Kosovës.

“Asgjë nuk mund të pengojë vullnetin e një populli për të qenë i lirë”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Exit mobile version