Presidentja Osmani me ftesë të sekretarit amerikan të marinës, z. Carlos del Toro, në prag të Simpoziumit të 11-të ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë po qëndron në SHBA.
“Me ftesë të sekretarit amerikan të marinës, z. Carlos del Toro, jemi në Rohde Island të SHBA-ve, në prag të Simpoziumit të 11-të ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Momente si këto janë një dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit dhe përkushtimit për avancimin e paqes dhe stabilitetit në nivel global”, ka shkruar Presidentja Osmani.