Presidentja Vjosa Osmani, ka nisur vizitën shtetërore në Zvicër, me ftesë të Këshillit Federal të Zvicrës.
Në një postim në Facebook, e para e shtetit tonë ka falënderuar për mikpritjen, miqësinë dhe nderimin presidenten zvicerane Karin Keller-Sutter.
“Kjo vizitë e parë shtetërore në Zvicër që po fillon në rezidencën zyrtare të Këshillit Federal të Zvicrës është dëshmi se bashkë po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë”, ka shkruar Osmani.