Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, në të cilin ka theksuar domosdoshmërinë e heqjes së masave ndaj Kosovës.
Takimi i Osmanit me shefen e diplomacisë së BE-së është zhvilluar në Nju Jork. E para e vendit shkroi se kanë diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.
“Integrimi i Kosovës në BE mbetet ndër prioritetet tona kryesore shtetërore. Në këtë frymë, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës, të cilat po i dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë, pa përjashtim”, shkroi Osmani.
Ajo theksoi se Kosova mbetet e vendosur për paqe dhe stabilitet afatgjatë./D.B/KP