Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u takua me kryeministrin belg, Alexander de Croo në kuadër të Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian.
Përmes një statusi në Facebook, Osmani bën me dije se ajo ka falënderuar kryeministrin belg për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës.
Ndër të tjera, e para e vendit tregon se u diskutua për rëndësinë e integrimit euroatlantik të Kosovës, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe angazhimin e përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin midis dy shteteve.