Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se e pati një takim përmbajtjesor me homologun finlandez, Alexander Stubb.
Në një postim në Facebook, Osmani ka thënë se Stubb është mbështetës i kamotshëm i Kosovës dhe i së ardhmes euroatlantike të vendit tonë.
“Forcimi i partneritetit Kosovë-Finlandë dhe rritja e bashkëpunimit në dobi të qytetarëve tanë mbetet angazhimi ynë i përbashkët”, ka thënë Osmani.