UBT News

Osmani takohet me Escobarin në New York

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar në New York me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe me këshilltarin e Departamentit të Shtetit të ShBA-së, Derek Chollet, me të cilët ka diskutuar rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Presidentja theksoi nevojën për të ecur përpara me procesin e dialogut me Serbinë, të përqendruar në njohjen reciproke. Sipas njoftimit të publikuar nga presidenca, e para e shtetit potencoi nevojën që Serbia t’i zbatojë obligimet e saj nga marrëveshja për udhërrëfyesin e energjisë dhe nevojën urgjente që të arrihet sukses sa i përket marrëveshjes për të zhdukurit me dhunë.

Në takim me zyrtarët e lartë amerikanë, Osmani ka diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në rajon dhe më gjerë si dhe bashkëpunimin e mëtejm për ta avancuar integrimin euroatlantik të Kosovës, si një parakusht për stabilitet afatgjatë.

Takimi është zhvilluar në New York, ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara./UBTNews/

Exit mobile version