Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me ministren e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, në Gjermani.
Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se e rikonfirmuan partneritetin e fortë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
“Gjermania mbetet aleate kyçe për rrugëtimin tonë euro-atlantik si dhe për çështjet politike, të sigurisë dhe ekonomike, ndaj puna jonë e përbashkët është rruga që shpie drejt sukseseve”, ka thënë Osmani.